15:28 / 13.10.2026
Bllokohet përkohësisht trafiku në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë
Sh.G|RTKlive
Trafiku në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë do të jetë i bllokuar nga ora 23:00 e 13 tetorit deri në orën 06:00 të 14 tetorit 2026, për shkak të punimeve në infrastrukturën hekurudhore.
Në njoftimin e Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë të Komunës së Mitrovicës thuhet se bllokimi është i domosdoshëm për të garantuar sigurinë gjatë realizimit të punimeve.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative për hyrje dhe dalje nga qyteti, duke kërkuar mirëkuptimin e tyre për kufizimin e përkohshëm të qarkullimit.























