Nis fushata `Një çast për jetën!`, apel për siguri më të madhe në trafik
BKT
Kosovë

Nis fushata `Një çast për jetën!`, apel për siguri më të madhe në trafik

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit dhe akterët e tjerë të sigurisë rrugore, ka lansuar fushatën rajonale për Ballkanin Perëndimor me moton “Një çast për jetën!”.

Fushata mbështetet nga Sekretariati i Komunitetit të Transportit të Bashkimit Evropian dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e respektimit të rregullave të sigurisë në trafik.

Përmes kësaj fushate, Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të kujdesen për sigurinë e tyre dhe të të tjerëve, duke respektuar disa rregulla themelore:

Vendoseni rripin e sigurisë, pavarësisht se në cilën ulëse të automjetit jeni ulur.

Sigurojini fëmijët në ulëse të përshtatshme, sipas nevojave të tyre gjatë udhëtimit.

Mbajeni helmetën të vendosur dhe të lidhur siç duhet, gjatë drejtimit të motoçikletave dhe mjeteve të ngjashme.

Mesazhi i fushatës është i qartë: një veprim i vogël dhe një çast kujdesi mund të bëjnë dallimin mes jetës dhe tragjedisë.

“Një çast për jetën!” – siguria në trafik është përgjegjësi e të gjithëve.


MË SHUME NGA Kosovë