14:49 / 20.10.2026
Mbi 1000 fëmijë në Podujevë përfitojnë veshje sportive
Sh.G|RTKlive
Mbi 1000 fëmijë nga komunitetet pakicë dhe familjet në asistencë sociale në Podujevë kanë përfituar veshje sportive, në kuadër të një aktiviteti të organizuar nga Komuna e Podujevës dhe Grupi Joformal i Grave Asambleiste.
Sipas njoftimit të kësaj komune, aktiviteti përfshiu shkollat fillore “Shaban Shala”, “Naim Frashëri”, “Ibrahim Rugova” dhe Lagjen e Komuniteteve.
Nënkryetari i komunës, Fahri Restelica, tha se kjo ndihmë synon t’i mbështesë fëmijët dhe t’i ndihmojë ata të ndihen të barabartë me nxënësit e tjerë.
Drejtorët e shkollave e mirëpritën iniciativën, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për nxënësit nga familjet me kushte të vështira ekonomike.























