12:51 / 21.10.2026
Në Fushë Kosovë u mbajt punëtoria kundër dhunës në familje
Sh.G|RTKlive
Komuna e Fushë Kosovës në bashkëpunim me Rrjetin e Grave të Kosovës, ka organizuar një punëtori dyditore për hartimin e Planit të Veprimit të Mekanizmit Koordinues Komunal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore.
Sipas njoftimit të komunës, gjatë punëtorisë janë përcaktuar prioritetet dhe veprimet konkrete për parandalimin e dhunës, mbrojtjen dhe mbështetjen e viktimave, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Aktiviteti është mbështetur nga East-West Management Institute (EWMI).























