13:59 / 27.10.2026
Përurohet shkolla e re profesionale “Gjin Gazulli” në Prishtinë
Sh.G|RTKlive
Komuna e Prishtinës ka përuruar shkollën e re profesionale “Gjin Gazulli”, një projekt me vlerë prej 4.3 milionë eurosh, i realizuar në bashkëpunim me partnerët nga Luksemburgu.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Arsimit shkolla ofron 16 laboratorë të informatikës, laboratorë për energji të ripërtëritshme dhe Smart Home, 26 tabela interaktive dhe 9 profile profesionale.
Rreth 750 nxënës do të kenë mundësi të zhvillojnë aftësi praktike në fushën e teknologjisë, programimit, elektronikës dhe energjisë së ripërtëritshme.























