09:43 / 20.11.2026
Një grua dhe fëmija i saj raportohen të zhdukur në Prizren
E.Hoti/RTKlive
Një grua dhe fëmija i saj janë raportuar të zhdukur në Prizren.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, më 19 nëntor, rreth orës 13:30, është raportuar se gruaja, së bashku me fëmijën e saj, janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre.
Policia ka bërë të ditur se rasti që është inicuar si "Person i zhdukur" është duke u trajtuar dhe ndodhet në procedurë hetimore.






















