KOSTT njofton për ndërprerje të rrymës në një pjesë të kryeqytetit
BKT
Ekonomi

KOSTT njofton për ndërprerje të rrymës në një pjesë të kryeqytetit

A.B|RTKLive

KOSTT njofton qytetarët se, me qëllim të intervenimit të domosdoshëm në TMRR të transformatorit energjetik TR1 110/35/10 kV në Nënstacionin Prishtina 1, sot, do të bëhet shkyçja e transformatorit në fjalë.

Gjatë këtij intervali kohor, konsumatorët që furnizohen nga ana 10 kV e këtij transformatori do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (reduktimi i parashikuar i ngarkesës deri në 20 MW).

"Realizimi i këtyre punimeve kontribuon në rritjen e sigurisë, besueshmërisë së furnizimit dhe funksionimit të qëndrueshëm të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës", njofton KOSTT.


MË SHUME NGA Ekonomi