Vazhdojnë pagesat direkte për fermerët
BKT
Ekonomi

Vazhdojnë pagesat direkte për fermerët

K. K. / RTKlive

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB), po vazhdon ekzekutimin e pagesave direkte për fermerët përfitues në kuadër të programit të subvencionimit.

Sipas njoftimit të Agjencisë, deri më tani janë ekzekutuar, të ndara në tri kategori: Sektori i blegtorisë: 1,885 fermerë përfitues, me vlerë prej 3,156,330 euro, sipërfaqet bujqësore: 684 fermerë përfitues, me vlerë prej 1,762,085.03 euro dhe bizneset: 76 përfitues, me vlerë prej 477,336.11 euro.

AZhB ka bërë me dije se listat e përfituesve janë publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë dhe mund të konsultohen përmes këtij linku: https://azhb-rks.net/sq/lista-e-perfituesve

Ndërkohë, Agjencia po vazhdon punën për ekzekutimin e të gjitha pagesave të parapara për fermerët që kanë aplikuar në këtë proces. Në total, për këtë program kanë aplikuar 33 mijë e 460 fermerë.

Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë kanë ritheksuar përkushtimin për realizimin e pagesave dhe mbështetjen e vazhdueshme të fermerëve, me synim zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit të bujqësisë në vend.


MË SHUME NGA Ekonomi