21:26 / 26.11.2026
ASK: Kostoja e ndërtimit në Kosovë u rrit për 1,4 për qind
A.B/RTKLive
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e tretë të vitit 2026.
Sipas ASK-së, Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë shënoi rritje prej 1,4 për qind në TM3 2026, krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti.
Ndërkaq, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2025, kostoja e ndërtimit shënoi rritje prej 6,1 për qind.






















