Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” shënon 82-vjetorin e themelimit
BKT
Kulturë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” shënon 82-vjetorin e themelimit

K. K. / RTKlive

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” shënon sot 82-vjetorin e themelimit, me një ceremoni festive që do të mbahet në ambientet e saj.

Në kuadër të shënimit të këtij përvjetori, do të promovohet vëllimi i parë i Bibliografisë Retrospektive, me titull “Bibliografia e Librit Shqip 1912–1974”.

Ceremonia do të nisë në orën 17:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ku të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur të marrin pjesë në këtë ngjarje.


MË SHUME NGA Kulturë