14:01 / 27.11.2026
Bogujevci takohet me zyrtarin e lartë britanik Clarke, në fokus bashkëpunimi kulturor
K. K. / RTKlive
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka zhvilluar një takim me Richard Clarke, Drejtor i Përgjithshëm për Shoqërinë, Median dhe Kulturën në Departamentin për Digjitalizim, Kulturë, Media dhe Sport (DCMS) të Mbretërisë së Bashkuar.
Takimi u mbajt në kuadër të konferencës BEYOND në Manchester, ku në fokus të diskutimit ishin politikat kulturore, zhvillimi i industrive kreative dhe mbështetja institucionale për artistët dhe profesionistët e këtij sektori.
Gjatë bisedës u trajtuan gjithashtu mundësitë për shkëmbimin e përvojave dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e kulturës dhe industrive kreative.






















