Oda e Arkitektëve të Kosovës bëhet anëtare e Këshillit të Arkitektëve të Evropës
E.Hoti/RTKlive
Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës është pranuar si anëtare e Këshillit të Arkitektëve të Evropës (ACE).
Vendimi është marrë më 26 nëntor, në Bruksel, gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të këtij këshilli.
Lajmi është bërë i ditur nga Oda e Arkitektëve të Kosovës përmes një njoftimi në Facebook.
Sipas Odës, me këtë anëtarësim, arkitektët e licencuar të Kosovës do të kenë një zë të drejtpërdrejtë në diskutimet evropiane për profesionin e tyre.
"Së bashku me odat homologe, do të ndajmë përvojën e Kosovës dhe do të punojmë për çështje që i prekin arkitektët në punën e tyre, nga edukimi profesional deri te cilësia e konkurseve të arkitekturës", thuhet në njoftim.
Oda ka falënderuar anëtarët e Asamblesë për mbështetjen dhe mikpritjen në Bruksel.






















