Komiteti për Politikë dhe Financa miraton disa pika në mbledhjen e sotme
BKT
Kosovë

Komiteti për Politikë dhe Financa miraton disa pika në mbledhjen e sotme

Sot në ambientin e komunës së Mitrovicës, është mbajtur mbledhja e 9-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në të cilën të pranishëm ishin nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, kryesuesi i KK-së, Safet Kamberi dhe anëtarët e tjerë të Komitetit për Politikë dhe Financa

Gjatë kësaj mbledhje fjalën e mori  kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Safet Kamberi, i cili  hapi mbledhjen me prezantimin e rendit të ditës.

Fillimisht u propozuan disa pika shtesë për rend të ditës; Plotësimi i vendimit të Kuvendit për ndarjen e bursave edhe për 10 bursa tjera nga buxheti i zyrës së Kryetarit, Çështja e dëmtimit të ambientit nga devijimi i rrjedhjes së lumenjve nga hidrocentrali i Selacit, Shqetësimi lidhur me punimet në ndërtimin e tunelit nga Ministria e Infrastrukturës, të cilat u diskutuan për tu proceduar më tutje në Kuvend.

”Në mbledhjen e sotme të KPF-së këshilltaret unanimisht kanë miratuar pikat të cilat do të procedohen për Kuvend; Draft-rregulloren mbi themelimin dhe strukturimin e asambleve komunale të fëmijëve, Raport mbi evidentimin e vlerave të natyrës në Komunën e Mitrovicës, Propozim- vendim për mbrojtjen e vlerave natyrore në Komunën e Mitrovicës, Propozim- vendim për shfuqizim të Vendimit të Kuvendit të Komunës, Propozim- vendim për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore në pronësi të znj. Ajshë Dibrani, Raport për gjendjen e mbeturinave në Komunën e Mitrovicës, Raport për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve, Informatë mbi gjendjen e Bujqësisë në Komunën e Mitrovicës”, theksohet në kumtesë.


MË SHUME NGA Kosovë