17:17 / 17.04.2019
Batalioni Atlantiku viziton Junikun
Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi me stafin e tij dhe qytetarët e Junikut pritën në vizitë Batalionin Atlantiku.
Anëtarët e Batalionit shqiptaro-amerikan "Atlantiku" vizituan vendlindjen e komandantit të tyre Gani Shehu dhe bashkëluftëtarit Ukë Lushi, me homazhe pranë lapidarit të Heroit Edmond Hoxha, u nderua vepra e tij, e dëshmorëve dhe martirëve të luftës së fundit duke u vlersuar lartë edhe kontributi i Junikut si vatër në sherbim të mobilizimit dhe përgaditjeve të luftës së fundit për liri.
























