MKRS ndihmon Rahovecin me mbi 2 milionë euro
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka takuar dje kryetarin e komunës së Rahovecit, Smajl Latifin.
Në këtë takim, mes MKRS-së dhe Komunës së Rahovecit u nënshkruan tri memorandume bashkëpunimi, njofton Klan Kosova.
“Me anë të memorandumeve të nënshkruara, Ministria përkrah financiarisht komunën për projektet: “Ndërtimi i Palestrës së Sportit në Krushë të Madhe – Rahovec” me 1 milion e 50 mijë euro, “Rregullimi i Stadiumit të Futbollit në Ratkoc – Rahovec” me 550 mijë euro dhe “Renovimi i Stadiumit të Futbollit në Komunën e Rahovecit” gjithashtu me 550 mijë euro. Mjetet financiare për këto projekte që do të implementohen gjatë viteve 2019-2021 do të ndahen në tri periudha kohore”, thuhet në komunikatë.
“Po punojmë që në çdo komunë të Kosovës sportistët të kenë hapësirat e nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve të tyre dhe do të vazhdojmë të punojmë në përmirësimin e kushteve infrastrukturore për të gjithë sportistët në vend. Edhe sot nënshkruam tri memorandume bashkëpunimi me Komunën e Rahovecit për tri projekte shumë të rëndësishme për sportistët e kësaj komune”, ka thënë Gashi.
Ndërkaq kryetari i Komunës, Smajl Latifi, u shpreh shumë i kënaqur për përkrahjen e Ministrisë për të rinjtë e kësaj komune.























