VIDEO: 100 të rinj nga rajoni i Gjilanit do të angazhohen në punë praktike
Nga projekti i Bashkimit Evropian IPA 100 të rinj nga rajoni i Gjilani do të kenë mundësi të punojnë pune praktike me kontratë me pagesë.
Arbër Ismaili nënkryetar i komunës së Gjilanit tha se këto kontrata janë projekte që komuna e Gjilanit ka aplikuar ne fondet e IPA-s dhe fondet e BE-së, kryesisht ne sferën e agrobiznesit.
Këto projekte janë rreth 400.000 euro ku mbi 80% e financon Bashkimi Evropian, tha Ismaili në emisionin Studio e Hapur në RTK3.
Ai tha se janë disa ndërmarrjeve private që merren me sektorin e agrobiznesit dhe janë të rinjtë që kanë me punuar punë praktike. Fillimisht ata do bëjnë punën praktike me pages, mandej varësisht prej performancës së tyre ata do të mbesin në ndërmarrjet në të cilat janë të angazhuar.
“100 të rinjtë kryesisht janë shqiptar por ka edhe të komuniteteve tjera, ky projekt do të zgjasë 22 muaj dhe angazhimi do të jetë varësisht prej sezonave, këta të rinjë janë kryesisht nxënës të shkollave të mesme, mosha e tyre është prej 18deri ne 25 vjeçar, tha Iamaili.
Ismaili tha se ky projekt ka qenë regjional dhe Gjilani është zona kryesore e Anamoravës prandaj në mesin e këtyre të rinjve që kanë marrë kontrata ka edhe nga Kamenica dhe Vitia po kryesisht janë të rinjë të qytetit të Gjilanit.
“Kërkesa e nxënësve për të shkuar ne shkolle të bujqësisë ka qenë ma e vogël ne komunën e Gjilanit kështu qe me këtë projekt jemi munduar ta aktivizojmë shkollën e bujqësisë dhe ti orientojmë te rinjtë në agrobiznes”, shtoi Ismaili.
Për këto kontrata kanë aplikuar 200 të rinj, përzgjedhja është bërë varësisht prej nevojave dhe profileve që kanë pasur bizneset sepse edhe të rinjtë do të kyçen në biznese, ku 50 prej tyre do të angazhohen në pemëtari, 20 në përpunimin e mishit dhe 30 të tjerë do të mbesin në përpunimin e produkteve te qumështit, tha Ismaili.
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë:























