VIDEO: Edhe Gjilani po përballet me ikjen e rinisë
BKT
Kosovë

VIDEO: Edhe Gjilani po përballet me ikjen e rinisë

Kosova po përballet me ikje të rinisë nga vendi.

Për të folur për dukurinë e migrimit të rregullt, sot në emisionin “Studio e Hapur” në RTK3, të ftuar Avdyl Aliu shef i asamblistëve të LDK-së dhe Riza Abdyli shef i asamblistëve të PDK-së, në komunën e Gjilanit.

Riza Abdyli tha se në komunën e Gjilanit, mungojnë shumë shkolla profesionale por ka edhe probleme të tjera të cilat nuk e bëjnë vendin atraktiv për të rinjtë që të rrinë dhe të kontribuojnë në vendin e tyre.

Kurse Avdyl Aliu tha se dukuria e migrimit është shqetësuese. “Përderisa komunat tjera i ka prekur mjaft migrimi, komuna jonë është duke punuar dhe duke bërë zgjidhje për të rinjtë që vendin ta bëjmë më atraktiv dhe të mos migrojnë’, tha Aliu.

Aliu tha se ky problem nuk është shumë i theksuar në komunën tonë.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë:


MË SHUME NGA Kosovë