Protestë kundër hidrocentralit në Shtërpcë
BKT
Kosovë

Protestë kundër hidrocentralit në Shtërpcë

Dhjetëra banorë të Shtërpcës kanë protestuar duke bllokuar edhe rrugën, në shenjë pakënaqësie lidhur me ndërtimin e hidrocentralit në këtë lokacion.

Policia thotë se rreth 60 persona –  banorë të kësaj zone, kanë penguar qarkullimin e makinerisë drejt punishte duke bllokuar rrugën.

“Në lokacionin e lartpërmendur kanë dalë zyrtarët policor të SP të Shtërpcës të mbështetur edhe nga NJRSH e Ferizajt.

Edhe pse policia i ka informuar dhe urdhëruar protestuesit që të mos pengojnë punimet dhe të largohen, të njëjtit nuk i kanë zbatuar urdhrat. Me këtë rast, policia i ka përdorur sprej dhe protestuesit janë shpërnda duke liruar rrugën”, thuhet në komunikatë.

Policia thotë se në bashkëpunim me zyrtarët komunal dhe përfaqësuesit e protestuesve është dakorduar një takim i përbashkët ditëve në vijim lidhur me kërkesat e tyre.


MË SHUME NGA Kosovë