17:01 / 04.05.2019
Fushë Kosova shumë shpejt me ujë të pijshëm
Kryeshefi ekzekutiv i KRU"Prishtina"Ilir Abdullahu sot vizitoi punimet e vendosjes së gypit të ujit, që po bëhen në Fushë Kosovë.
Ai u njoftua më për së afërmi me ecurinë e punimeve, duke i inkurajuar punëtorët për punën e palodhshme që po e bëjnë.
Ai qytetarëve të Fushë Kosovës u premtoi se muaji maj 2019 do të jetë fund i një fillimi të ri sa i përket çështjes se zgjidhjes përfundimtare me ujë të pijshëm.
"Edhe ju konsumatatorë të nderuar të këtij qyteti meritoni furnizim me ujë të pijshëm 24 h pa ndërprerë"", tha Abdullahu.


























