Asfaltohet shtresa e dytë e rrugës në Muhoc të Ferizajt
BKT
Kosovë

Asfaltohet shtresa e dytë e rrugës në Muhoc të Ferizajt

Sot ka përfunduar shtresa e dytë e asfaltimit të rrugës së fshatit Muhoc të Komunës së Ferizajt, projekt ky që kap vlerën rreth 32,000 euro.

Gjatësia e rrugës së asfaltuar në fshatin Muhoc është 425 metra dhe gjerësi 5 metra. Arbër Bytyqi, drejtor i Drejtorisë së Infrastrukturës, tha se ky vit është dyfishi i dinamikës së punëve dhe projekteve infrastrukturore që janë realizuar gjatë 2018, duke finalizuar kështu një cikël të madh investimesh e veprash infrastrukturore me rëndësi jetike për qytetarët.


MË SHUME NGA Kosovë