Radio Kosova do të përmirësoj dukshëm kualitetin teknik të dëgjueshmërisë
Radio Kosova njofton dëgjuesit e Radio Kosova 1 se sot është bërë dislokimi i frekuencës transmetuese 91.9 MHz nga lokacioni i deritashëm ne objektin e RTK –Radio, në lokacionin e ri transmetues në objektin në Vreshta. Me këtë është përmirësuar dukshëm kualiteti teknik i dëgjueshmërisë për Prishtinë me rrethinë.
“Ekipi i Radio Kosovës po punon me përkushtim me qëllim të përmirësimit të sinjalit edhe në frekuencën 93.3 MHz për programin e Radio Kosova 2. Për shkak të punimeve të sotme, herë pas here janë shkaktuar edhe ndërprerje në program për çka lusim dëgjuesit tanë për mirëkuptim me shpresën që në një të ardhme të afërt do të sigurojmë pavarësi te plote te transmetimit nga operatoret tjerë dhe do të kemi mundësinë e shfrytëzimit të plote të kapaciteteve të transmetuesve”, thuhet ne njoftimin e radio Kosovës.























