​VW prezanton Golf 8

​VW prezanton Golf 8

Kompania Volkswagen prezanton modelin e ri të Golf 8, një supermakinë që është prodhuar me një teknologji të avancuar dhe një risi në fushën ambientale.

Prezantimi i këtij modeli bëhet në tetor në selinë historike në Volfsburg, ku më 1937 filloi tregimi i gjigantit gjerman të makinave.

Megjithatë, sipas revistës gjermane ”Auto Motor und Sport”, shitjet e golfit të ri do të fillojnë në muajt e parë të vitit 2020, në mënyrë që të mos ndikojnë në një periudhë (ajo e festave të Krishtlindjeve dhe fundi i vitit) që kurrë nuk është e favorshme për një makinë të re popullore.

Dhe për të mos lënë të zhgënjyer investitorët dhe publikun, të cilët prisnin detaje të mëtejshme për Golf8, kompania tregoi një skice zyrtare të makinës.