SUV-i elektrik nga Lotus, “Eletre” thuhet se do të ketë 600 kuaj fuqi
Auto

SUV-i elektrik nga Lotus, “Eletre” thuhet se do të ketë 600 kuaj fuqi

Lotus ka prezantuar automjetin “Eletre” tërësisht elektrik, që nuk është vetëm modeli i saj debutues SUV, por edhe makina e saj e parë që do të ndërtohet në fabrikën e saj më të fundit në Wuhan – epiqendra e pandemisë së COVID-19.

Sipas medieve të huaja, prodhuesi britanik i makinave, që ka selinë e tij në Hethel, Norfolk, e quajti motorin si “hiper-SUV-i” i vetëm elektrik në botë, me çmime që pritet të fillojnë nga pak më pak se 100 mijë funte kur të mbërrijnë dërgesat e para nga uzina e Kinës në vitin 2023.

Çfarë e fuqizon atë?

Fuqia dërgohet në të katër rrotat nëpërmjet dy motorëve elektrikë, njëri që drejton rrotat para dhe tjetri rrotat mbrapa.

Motorët janë të lidhur me një paketë baterie me densitet të lartë energjie me një kapacitet “mbi 100 kWh”. Kjo do të prodhojë më shumë se 600 kuaj fuqi dhe do të sigurojë një distancë prej rreth 600 kilometrave.

Lotus thotë se duhet të jetë në gjendje të përshpejtojë nga pushimi në 99 kilometra për orë në më pak se tre sekonda dhe të ketë një shpejtësi maksimale prej 259 kilometër për orë. /Telegrafi/