Ferrari do të prodhojë një numër të kufizuar të SUV-it
Auto

Ferrari do të prodhojë një numër të kufizuar të SUV-it

Ferrari po përgatitet të prezantojë SUV-në e parë dhe tashmë dihet se prodhimi do të kufizohet në një numër të caktuar kopjesh.

Bëhet fjalë për një SUV të quajtur Purosangue, nga i cili Ferrari pret rezultate të mira në shitje dhe shumë fitime. Për këtë strategji tashmë janë bindur Bentley, Aston Martin, Lamborghini dhe Rolls-Royce, të cilat kanë modelet e tyre Bentayga, DBX, Urus dhe Cullinan. Ferrari rezistoi për një kohë të gjatë, por në fund u dorëzua dhe së shpejti do të hyjë në tregun e SUV-ve. Megjithatë, prodhimi i SUV-it të tij Purosangue do të jetë i kufizuar në numër.

Ferrari do t’u japë përparësi klientëve besnik gjatë shitjes së SUV-ve Purosangue dhe nëse do të ketë versione speciale në të ardhmen, ato do të jenë edhe më të rralla.

Ferrari gjithashtu e sheh Purosangue si një mënyrë efektive për të tërhequr blerësit për herë të parë, por edhe ata më të rinj. Të njëjtën gjë për markën e famshme italiane kanë “bërë” edhe coupe Roma dhe kabriola Portofino/Portofino M.

Besohet se Purosangue do të përdorë motorin V12 në versionin më të mirë, dhe Ferrari pretendon se ata mund ta mbajnë atë motor “gjallë” pavarësisht ligjeve gjithnjë e më të rrepta të emetimit, sepse ata kanë zgjidhje për këtë.

Purosangue sigurisht që do të ndihmojë Ferrarin që të vendosë me lehtësi rekorde të reja shitjesh, dhe në vitin 2021, rekordet u thyen kur u dorëzuan 11,155 makina. Ky numër me siguri do të rritet në vitin 2023 kur SUV të fillojë të arrijë klientët e tij. Premiera e Ferrari Purosangue do të bëhet më vonë këtë vit.