Punëtori për të drejtat e njeriut
BKT
Kosovë

Punëtori për të drejtat e njeriut

RTKlive

Me mbështetjen e ambasadave të Francës në Shqipëri, Maqedoni Veriore dhe Kosovë️ dhe në partneritet me Këshillin e Evropës, OSBE (Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut), Bashkimi Evropian dhe Komiteti shqiptar i Helsinkit, Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë organizoi një punëtori rajonale për ngritjen e kapaciteteve për mbrojtësit e të drejtave të Njeriut, në Tiranë më 23 dhe 24 maj 2019.

Ky trajnim, i ndjekur nga njëzet pjesëmarrës, u përqendrua në: teknikat dhe praktikat e mira në fushën e dokumentimit të të drejtave të njeriut dhe kuadrin ligjor ndërkombëtar, rajonal dhe kombëtar për mbrojtjen e mbrojtësve, si dhe strategjitë dhe teknikat në sigurinë dixhitale. Ai u përqendrua në sfidat dhe kërcënimet që përballeshin në mënyrë specifike gratë mbrojtëse dhe kategori të caktuara të mbrojtësve të komuniteteve vulnerabile si romët, pakicat etnike dhe grupi LGBTI.

Ky është edicioni i parë i këtij lloji të trajnimit të Organizatês Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF) në Ballkanin Perëndimor dhe është edhe hera e parë që organizatat joqeveritare nga Kosova ftohen të marrin pjesë në trajnimin e OIF pas avansimit të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar të OIF në tetor 2018.

 


MË SHUME NGA Kosovë