Fillojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Pleqve në Gjinoc
BKT
Kosovë

Fillojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Pleqve në Gjinoc

Më iniciativë të humanistit Halil Kastrati, në mbrëmjen e sotme është inauguruar fillimi i punimeve të ndërtimit të shtëpisë së pleqve në fshatin Gjinoc të Suharekës.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve, i pranishëm ishte kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, përfaqësues tjerë të qeverisë, biznesmenë, përfaqësues të Kombëtares së Kosovës në futboll dhe artistë të estradës së Kosovës.

Kryeministri Haradinaj u shpreh i lumtur për fillimin e ndërtimit të kësaj shtëpie, për të cilën tha se do të jetë nga më të mirat në vend. Ai premtoi se do të vazhdojë ndihma për ata që bënë çdo gjë për ne.

“Ne i falënderojmë të gjithë ata që do ta përkrahin ndërtimin e kësaj shtëpie të pleqve. Arian të pyeta më herët a do të këndosh ti a unë, dhe cili do që të këndojmë e ndreqim atmosferën, sepse kjo është një festë. Dua me përdor një shembull, por i lus mos të ma keqpërdorin mediat. Në Prishtinë janë nja dy çerdhe, janë shumë të çmuara, krejt Prishtina ka qejf me i dërguar fëmijët aty,  edhe është shumë zor me vendos fëmijën aty. Bile kur shkon me dërguar fëmijën aty, thonë ‘po ta marrin fëmijën, nëse paguan edhe për një tjetër, për tanin dhe për një tjetër’. Kam dëgjuar se është rregull kjo. Mu po me duket se edhe këtu ka mu bë rreshti gjatë, sepse vendi i mirë, natyra e mirë, ndërtimi i mirë, njerëzit e mirë, koncepti i mirë. Si duket ka me u bë rreshti i gjatë se kush po vendoset i pari. Shpresoj shumë, që do të bashkohem shumë shpejt me inauguruar dhe këtu me gjet strehë njerëzit tanë, prindërit tanë, ata që kanë bë shumë për ne dhe për të cilët ne kurrë nuk kemi mu ndal me bë sa lypet”, tha kryeministri.


MË SHUME NGA Kosovë