19:56 / 02.06.2019
Asfaltohet rruga që shpie nga Ferizaj në Gjilan
Rruga që shpie për në Gjilan, nga Ferizaj, është duke u asfaltuar që nga sot, transmeton Gazeta Metro.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se punimet në këtë rrugë do të përfundojnë para arritje së diasporës.
''Hyrja e Gjilanit, nga ana e Ferizajt, po asfaltohet nga sot. Gjithçka do të përfundojë para arritjes së diasporës.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po punon me dinamikë, në secilën komunë, çdo ditë'', ka shkruar Lekaj.























