Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa zona në Kosovë
Albulena Bytyqi, Radio Kosova
Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa zona në Kosovë, dhe si pasojë e kësaj ka pasur disa prishje të shtyllave elektrike, Kështu tha për Radio Kosovën zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, sipas të cilit defektet më të mëdha kanë ndodhur në rajonin e Mitrovicës dhe Gjakovës.
Si pasojë e motit të ligë me shi, në disa regjione të Kosovës ka pasur disa prishje të shtyllave elektrike, dhe si pasojë qytetarët kanë mbetur pa anergji elektrike. Zëdhënësi i KEDSIT, Viktor Buzhala, tha se ka pasur disa prishje por që gjendja tashmë ka filluar të përmirësohet.
Gjendja në krahasim me dje është relativisht e mirë,do të thotë janë disa prishje mirëpo jo shumë të theksuara, sot gjendja pak me problematike është në rajonin e Mitrovicës dhe në rajonin e Gjakovës ku janë nga tri prishje, por në rajone të tjera gjendja është më e qetë krahasuar me dje kur ishin rreth 30 mijë konsumatorë të asotuar.
Ndërsa, Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, tha se nga nesër reshje të shiut do të fillojnë të ndalen, kurse nga e premtja do të kemi rritje të temperaturave.
Nga nesër reshje do të këtë me pak në disa territore, intensiteti i tyre do të jetë e i ulët, por që nga dita e premte dhe gjatë vikendit pritet të kemi rritje të temperaturave.
Ndërsa Mustafë Gashi, Drejtor i Operativës për Emergjenca, tha se situata në vend paraqitet normale, nuk ka pasur ndonjë vërshime që mund të veçohet, përveç ne Prishtinë për shkak te rrjetit të ngarkuar të kanalizimeve, ka dalje te rrjetit por jo vërshime drastike.























