13:28 / 08.06.2019
Vazhdon dënimi i kompanive që shpërndajnë broshura në kryeqytet
Drejtori i i Inspekcionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka njoftuar se do të vazhdojnë çdo ditë me gjobat mandatorë për kompanitë që shpërndajnë broshura nëpër hyrjet e ndërtesave në kryeqytet, derisa të binden të gjitha kompanitë që duhet t`i respektojnë ligjet dhe rregulloret.
“Nuk do të ketë tolerime e vërejtje, por vetëm gjoba”, ka shkruar ai në Facebook.























