Në LDK kërcet dajaku çdo ditë, Hoti: Ka kaluar koha e rrahjeve në LDK
BKT
Kosovë

Në LDK kërcet dajaku çdo ditë, Hoti: Ka kaluar koha e rrahjeve në LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila këto ditë po mban procesin e brendshëm zgjedhor, është duke u përballur me përleshje të shumta fizike dhe kjo ka krijuar një situatë tejet të rëndë në strukturat e saj.

Deri më tash janë raportuar rrahje, intervenime të policisë dhe arrestime, në disa kuvende zgjedhore të LDK-së, siç janë ato në Mitrovicë, Ferizaj e Prishtinë, duke e shndërruar kështu “partinë paqësore” në një “arenë të dhunës”.

Megjithatë, Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, po vazhdon të mohojë për dhunë që po ndodh nëpër nëndegë edhe pse këto përleshje po ndodhin edhe në prani të mediave.

Duke kujtuar Kuvendin e LDK-së të vitit 2006, i cili njihet si Kuvendi i Karrigeve, Hoti  ka deklaruar për media se partia e tij e ka tejkaluar këtë fazë.

 “Kuvendi i vitit 2006 ende ka mbetur në kujtesën e LDK-së, mirëpo që është tejkaluar”, ka thënë Hoti në njërën nga televizionet nacionale të Kosovës.

Për përleshjet e fundit në LDK, ai ka thënë se “nuk po ndodh asgjë” dhe ka shtuar se disa aktivistë po shprehin një sjellje që është jotipike për LDK-në.

 Realiteti është se rrahjet në LDK nuk po kanë të ndalur dhe se Avdullah Hoti, me deklarimet e tij, po vazhdon të mos e thotë të vërtetën, transmeton KosovaPress

 


MË SHUME NGA Kosovë