11:40 / 21.06.2019
Mbi 460 nxënës maturantë iu nënshtruan Pjesës së Dytë të Testit të Maturës
Mbi 460 maturantë, i janë nënshtruar Testit të Maturës, pjesës së dytë, ndërkohë që pjesa e parë e testit është mbajtur javën e kaluar, më 13 qershor.
Javën e kaluar maturantët janë testuar në lëndët Gjuhë Shqipe e Gjuhë Angleze, ndërsa dje në lëndën e Matematikës dhe Lëndën e dytë të cilën e kanë zgjedhur vet nxënësit.
Për të parë nga afër ecurinë e këtij procesi, Qendrën e Testimit në Gjimnazin “Skënderbeu”, e ka vizituar kryetari i Komunës Besim Ilazi i shoqëruar nga Zahir Doda, drejtor i Drejtorisë së Arsimit e Kulturës.
Kryetari Ilazi u dëshiroi punë të mbarë e suksese nxënësve maturant, ndërkaq u shpreh i kënaqur me mbarëvajtjen e procesit dhe kushtet e ofruara për punë të qetë e normale.























