11:01 / 26.06.2019
Ka vdekur gazetari Ramadan Asllani
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ngushëllon familjen Asllani dhe komunitetin artistik për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe letrarit Ramadan Asllani.
“Me pikëllim të thellë, morëm lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të gazetarit, publicistit, mësimdhënësit dhe letrarit Ramadan Asllani. Ndarja e parakohshme nga jeta e Ramadan Asllanit, lë një zbraztirë të madhe në fushën e letrave dhe organizimeve kulturore në qytetin tonë. Ngushëllime familjes Asllani dhe gjithë miqve të të ndjerit”, tha i pari i Ferizajt, Agim Aliu.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot me datën 26-06-2019 te varrezat e reja të qytetit në Ferizaj. Varrimi bëhet në ora 13:00.























