Kaçanik, vazhdojnë punimet në shumë projekte kapitale komunale
BKT
Kosovë

Kaçanik, vazhdojnë punimet në shumë projekte kapitale komunale

Me kushtet e favorshme klimatike, Komuna e Kaçanikut është shndërruar në arenë të zhvillimit të projekteve të ndryshme infrastrukturore.

Kryetari Besim Ilazi me bashkëpunëtorë, vizitoi nga afër vendpunishtet në projektet infrastrukturore “ Ndërtimi i rrugëve të qytetit” si dhe në fshatin Kovaqec ku janë duke u zhvilluar projektet “ ndërtimi i urës në Kovaqec” projekt me Ministrinë e Infrastrukturës si dhe “ ndërtimi i rrugëve në fshatin Kovaqec”.

Kryetari Ilazi tha se në terren janë duke u realizuar dhjetëra projekte, të cilat synim parësor kanë ngritjen e mirëqenies qytetare.

Ilazi shtoi se me fondet e fituara nga perfomanca e mirë nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal si dhe nga DEMOS dhe një pjesë nga Komuna e Kaçanikut , janë duke u ndërtuar rrugët e qytetit, ku përfshihet zgjerimi si dhe asfaltimi i këtyre rrugëve, ku hyrja e dhe rrugët kryesore të qytetit do të marrin një pamje krejtësisht të re dhe njëkohësisht do të ketë zgjerim të hapësirave si për këmbësorë poashtu edhe për qarkullim të automjeteve.


MË SHUME NGA Kosovë