11:46 / 27.06.2019
Prishtina nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me Agjencinë e Luksemburgut
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit me Agjencinë e Luksemburgut për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
Marrëveshja ka për qëllim ofrimin e mbështetjes për reformën e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Komunën e Prishtinës duke i aplikuar elementet më të rëndësishme të sistemit dual të arsimit profesional të vendeve më të zhvilluara.
“Investimi i duhur në aftësimin profesional të të rinjve të Prishtinës siguron ngritje të potencialit për tregun e punës dhe ofron mundësi për një shoqëri të shëndoshë me mirëqenie sociale e ekonomike”, thuhet në deklaratë.























