​VV e konsideron jo ligjore shpalljen për kiosqet në Prishtinë
BKT
Kosovë

​VV e konsideron jo ligjore shpalljen për kiosqet në Prishtinë

​Shpallja e komunës së Prishtinës për ndërrim të kiosqeve në 36 lokacione në kryeqytet po konsiderohet nga Lëvizja Vetëvendosje se po bëhet me parregullsi të shumta dhe në kundërshtim me ligjin. Përveç kësaj u tha se shpallja është shumë diskriminuese që iu përshtatet kompanive të mëdha dhe jo bizneseve të vogla. Për këtë ftuan Prokurorinë dhe Autoritetin e Konkurrencës që të hetojnë në detaje këtë rast.

Deputetja e kësaj partie, Fitore Pacolli përmes një konference për media, tha se shpallja për dhënie të kiosqeve është në kundërshtim me ligjin, pasi nuk është formuar asnjë komision për ankesa dhe janë anashkaluar disa faza.

Sipas saj, kryetari i komunws Shpend Ahmeti i ka dhënë premtim më herët që këto kiosqe do t’iu takojnë familjeve që janë në nevojë, por tash siç tha Pacolli, komuna po iu përshtatet më shumë kompanie të mëdha.

Ndërkaq, kryetari i qendrës në Prishtinë, Arben Vitia tha se kriteret e vendosura janë diskriminuese dhe se në këtë formë vetëm sa nuk janë shpallur emrat e fituesve.

Për këto pa rregullsi, Vitia kërkoi që ndalet kjo padrejtësi dhe ftoi prokurorinë që të hetoi këtë rast dhe Autoritetin e Konkurrencës.

Ndryshe, në shpalljen e komunës së Prishtinës për kisoqe ka kohë deri më 16 korrik të vitit 2019.


MË SHUME NGA Kosovë