Komuna ka agjendë të qartë për përmirësimin e infrastrukturës shkollore
BKT
Kosovë

Komuna ka agjendë të qartë për përmirësimin e infrastrukturës shkollore

RTKlive

Drejtori i Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani pati një vizitë të veçantë. Anëtarë të Komisionit Parlamentar për Arsim nën udhëheqjen e deputetes Teuta Haxhiu, vizituan Drejtorinë e Arsimit për të diskutuar dhe raportuar lidhur me punën, angazhimet dhe sfidat e arsimit lokal.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Teuta Haxhiu bashkë me kolegë të tjerë nga Komisioni Parlamentar për Arsim vlerësoi angazhimin e drejtuesve lokal të arsimit në arritjen e objektivave që burojnë nga ligjet në fuqi në fushën e arsimit. Madje, theks të veçantë në këtë takim u vu edhe mbi zbatimin e Ligjit për Arsimin Parauniversitar, ku drejtori Llabjani i bëri të ditura përveç arritjeve në këtë fushë edhe sfidave me të cilat ballafaqohen.

Drejtoria Komunale e Arsimit ka agjendë të qartë në përmirësimin e infrastrukturës shkollore si dhe rritjen e cilësisë në procesin mësimor, duke aplikuar një varg masash të propozuara në kuadër të platformës qeverisëse të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu.


MË SHUME NGA Kosovë