Filluan punimet në rrugën Bibaj – Driton Islami, në Ferizaj
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, mori pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Bibaj (Kyçja R6) – Driton Islami (N2) Ferizaj.
Lekaj tha se është i përkushtuar që të investojë në Ferizaj dhe komunat tjera, sepse ato janë baza e zhvillimit të vendit dhe këto projekte mundësojnë lëvizje më të lirë të mallrave dhe njerëzve, duke ndihmuar zhvillim të bizneseve, nëpërmjet lidhjes me autostradë.
Sipas MIT, ai shtoi se edhe ky projekt i sotëm është dëshmi e vendosmërisë së dhe dikasterit që ai drejton që Ferizaj të marrë pamje tjetër sa i përket infrastrukturës rrugore.
Ky projekt është financim i MIT-së me vlerë prej 1 milion e 325 mijë euro, ka gjatësi prej 2.2 kilometra. Në kuadër të saj, do të asfaltohen edhe 7 rrugica tjera që lidhen me këtë rrugë. Krahas rrugës, do të punohet edhe në kanalizimin përgjatë këtij aksi rrugor.
























