Stabilizohet furnizimi me ujë të pijshëm në disa lagje të Prishtinës
BKT
Kosovë

Stabilizohet furnizimi me ujë të pijshëm në disa lagje të Prishtinës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" ka njoftuar se rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm në dy lagjet më të dendura të kryeqytetit.

Në njoftimin e tyre thuhet se:

"Puna e tyre e palodhshme deri në mesnatë, bëri që konsumatorëve të dy lagjeve të dendura të kryeqytetit t'u rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm pas katër dite.

Ata janë ekipet teknike të makinerisë dhe mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit. Defekti në motorrin kryesorë të njërës nga tre pompat në rezervuarin e Mirëditës në lagjen Velania në Prishtinë ishte i vështirë për të sanuar. Sot, në mesnatë rreth orës 01:00 u rregullua me sukses. Falënderojmë konsumatorët për mirëkuptim!".


MË SHUME NGA Kosovë