Shitje rekorde e veturave “Tesla” në Kinë
BKT
Auto

Shitje rekorde e veturave “Tesla” në Kinë

Shitjet e kompanisë amerikane “Tesla” në gjashtëmujorin e parë të këtij viti në Kinë arritën shifrën e 1,5 miliardë dollarë, një rritje prej 41,8 për qind në krahasim me të njëjtin periudhë të vitit të kaluar, sipas një dokumenti të paraqitur nga “Tesla” në Komisionin e Sigurisë dhe Shkëmbimit të SHBA-së, sipas CRI-së.

Kina është tregu i dytë më i madh i “Tesla”-s, pas SHBA-së, ku shitjet për të njëjtën periudhë arritën në 5,809 miliardë dollarë.

“Tesla” shpreson të zgjerohet në tregun kinez me fabrikën e saj “Gigafactory” në Shangai. Fabrika është ende në proces ndërtimi dhe kompania shpreson të prodhojë 150 mijë automjete “Model 3” pas nisjes së prodhimit./ATSH/