09:36 / 15.08.2019
Super-vetura e re e Bugatti-t duket e jashtëzakonshme
Bugatti po prezanton një super-veturë e re në Plazhin Pebble këtë javë.
Prodhuesi i veturave më herët e konfirmoi për CarBuzz që ka planifikuar diçka speciale, por për herë të parë e ka lansuar zyrtarisht atë.
Thashethemet kanë pohuar vazhdimisht se super-vetura do jetë plotësisht i inspiruar nga Bugatti EB110 SS, i ndërtuar në të 90’at.
Sipas raporteve, vetëm dhjetë modele të veturës së re nga Bugatti do të ndërtohen, secila me çmim 8 milion euro.
Njësia W12 prodhon 1.479 kuaj-fuqi, e cila poashtu posedon motor 8,0-litërsh.
‘Chiron’ mësohet se do të lansohet zyrtarisht më 16 gusht, përkatësisht ditën e nesërme.























