Jashari viziton familjen që iu dogj shtëpia, Komuna do t’i vij në ndihmë
BKT
Kosovë

Jashari viziton familjen që iu dogj shtëpia, Komuna do t’i vij në ndihmë

Dje në fshatin Rakinicë të Skenderajt u dogj një shtëpi, por veç dëmeve materiale, nuk pati të lënduar.

Sot kryeatari i Skenderajt, Bekim Jashari ka vizituar familjen në fjalë, derisa ka treguar se Komuna do të ndërmerr masa duke iu dalë në ndihmë atyere.

“Fat i mirë për familjen e Jeton Dajakut nga Rakinica, ku e gjithë familja shpëtoi nga më e keqja në fatkeqësinë e gjendur nga ajo çfarë ndodhi një ditë më parë, kur shtëpia e tij u përfshi nga flakët.

Cilëtdo që kanë qenë shkaktarët e kësaj ngjarjeje, Komuna do të ndërmarrë masa për t’i dal në ndihmë familjes, që mrekullisht ka shpëtuar nga më e keqja.

Një duartrokitje të madhe edhe për ekipin e Zjarrfikësve, për reagim të menjëhershëm”, ka shkruar Jashari në llogarinë Facebook.

 

 


MË SHUME NGA Kosovë