12:57 / 19.08.2019
Anulohet konkursi për vendosjen e kiosqeve në Komunën e Prishtinës
Me vota 28 për dhe 11 kundër, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka anuluar vendimin për Konkursin që është hapur për vendosjen e kiosqeve në Komunën e Prishtinës.
Replika dhe akuza të shumta u hodhën në mes asambleistëve të Vetëvendosje-s, LDK-së e PDK-së, se ky konkurs është hapur për interesa personale të tre miljonerëve e jo për te mirën e 30 familjeve. Pas një diskutimi përmbi nje orë në fund u anulua Konkursi.























