Bentley po punon në ndryshimin e Bentayga

Bentley po punon në ndryshimin e Bentayga

Mund të shohim teknologji të re dhe fuqizim të motorit, bashke më stilin e ri në dukje.

Duket ende si një makinë e re, megjithatë Bentley Bentayga është tash e tri vjet në treg, pasi që është mbajtur mirë me disa edicione speciale, që janë lansuar kohë pas kohe.

Por, e vetmja makinë SUV nga kjo kompani, mund të pësojë ndryshime në një të ardhme të afërt, pasi është parë se i ka hyrë procesit të testimit.

Shtresat e mëdha të kamuflazhit, pamundësojnë që të shihet se cilat pjesë do të ndryshohet, teksa pjesa e përparme pritet të jetë tërësisht ndryshe, sepse ishte mbuluar në tërësi.

Reporterët nuk kanë arritur ta fotografojnë edhe brendinë, por nga ajo që kanë parë thonë se gjithçka ishte mbuluar me shtresa kamuflazhi.

Njëjtë sikur Flying Spur edhe Bentley Bentayga, pritet ta ketë motorin me 6.0 litra që prodhon 626 kuaj fuqi, ndërsa ka edhe stil shumë të mirë.