11:02 / 30.08.2019
Reçica: Dita e të zhdukurëve na kujton plagën e hapur të luftës
Sot përkujtojmë Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, kjo ditë na kujton plagën e hapur të luftës, dhimbjen dhe vuajtjetet e familjarëve për këtë gjendje të rëndë të pagjeturve.
Gjithashtu na kujton përgjegjësinë shtetërore, politike e shoqërore që kemi, andaj kërkohet ngritje e ndërgjegjësimit publik në mbështetje të procesit të zbardhjes së fatit të gjithë personave të zhdukur në Kosovë.























