Nxënësit e Kamenicës e shpërfillin vendimin për reforma të kryetarit
BKT
Kosovë

Nxënësit e Kamenicës e shpërfillin vendimin për reforma të kryetarit

Përkundër vendimit të kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati për riorganizim të sistemit arsimor në komunën që ai drejton, një gjë e tillë në ditën e parë të procesit mësimor nuk është përfillur.

Nga katër fshatra që kanë qenë të përfshira në reforma, me mbi 200 nxënës, vetëm 5 nxënës kanë dalur për të vijuar mësimin në dy shkollat në qytetin e Kamenicës.

Shkolla e mesme e ulët “Hasan Prishtina”, në fshatin Busavatë, pavarësisht vendimit për mbyllje, këtë të hënë ka vazhduar mësimin normalisht.

Nxënësja e klasës së pestë nga ky fshat, Jona Maliqi për KosovaPress, i renditi të gjitha arsyet që nuk do të dalin për të mësuar në qytet.

Më kritik ndaj kryetarit Kastrati, shprehet mësimdhënësi i kësaj shkolle, Hamdi Maliqi.

Ai i vendosur thotë se mësimi në këtë shkollë do të vazhdojë.

Se nuk ka interesim që këta nxënës të kësaj shkolle të vijojnë mësimin në qytet, e thotë edhe drejtori Mustafa Rudhani i shkollës së mesme të ulët, “Fan Noli”, ku do të duhej të vazhdonin mësimin nxënësit e fshatit Busavatë.

E shkolla tjetër në qytetit, “Dëshmorët e Kombit”, ku sipas plani të komunës duhet të vijojnë mësimin nxënësit nga tri fshatra, Krilevë, Tugjec, Strezoc, nga 95 nxënës,  përgjigjen vetëm katër sosh.

Drejtori i shkollës, Hazir Berisha tha se gjithë parapërgatitjet për këtë riorganizim i kanë bërë, derisa shtoi se tani më është vullnet i nxënësve.

Nga përfaqësuesit komunal, drejtoresha e arsimit në Kamenicë, Mirhane Morina tha se në ditën e sotme ka filluar vetëm faza e parë e riorganizimit të sistemit arsimor.,

Përkundër mos interesimit që nxënësit e këtyre fshatrave të vijojnë mësimin në dy shkollat në qytet, ajo i bëri thirrje prindërve të reflektojnë dhe t’i dërgojnë fëmijët në shkolla.


MË SHUME NGA Kosovë