15:03 / 04.09.2019
BE: Verë e nxehtë, por asnjëherë nuk kishte ndërprerje të ujit në Prishtinë
RTKlive
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në një postim në “Facebook” ka shkruar për verën që në Prishtinë ka qenë e nxehtë, por që nuk ka pasur ndërprerje të ujit.
“Edhe në periudha të thata gjatë verës, nuk ka me ndërprerje të ujit në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Impianti i ri për trajtimin e ujit në Shkabaj, financuar nga BE, siguron ujë për 24 orë për banorët e Prishtinës, Obiliqit dhe Fushë Kosovës”, thuhet në postimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.























