Super-veturat që u shfaqën në panairin e Frankfurtit

Super-veturat që u shfaqën në panairin e Frankfurtit

Veturat e prezantuara në panairin e Frankfurtit konfirmuan kthesën e botës së automobilave, duke shkuar drejt variantit elektrik çdoherë e më shumë.

Edhe super-veturat nga radhët e Lamborghini dhe Audi-së kanë vendosur t’i nënshtrohen elektrifikimit, me këto dy të fundit që prezentuan modelin ‘Lamborghini Siam’ dhe ‘Audi RS7’.

Sidoqoftë, panairi u pasurua edhe nga prezantimi i modelit ‘Taycan’ nga Porsche, si dhe ‘ID.3’ nga Volkswagen.

Një tjetër automobil që mori vëmendje përgjatë eventit në Frankfurt ishte edhe Land Roveri i ri ‘Defender’. /Lajmi.net/