14:56 / 14.09.2019
Vjedhin bustin e dëshmorit Smajl Hajdari
Persona të panjohur kanë vjedhur bustin e dëshmorit Smajl Hajdari në një shkollë fillore në Pejë.
Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Ramë Geci’, në Pejë në orën 12:10 dhe është raportuar nga një person.
Njësia përkatës policore është duke hetuar rastin.























