Buxheti i Kaçanikut për vitin 2020 do të jetë mbi 9 milionë euro
RTKlive
Komiteti për Politikë dhe Financa ( KPF) mbajti mbledhjen e VIII (Tetë) të rregullt për vitin 2019, të cilën e udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit Kemajl Murseli, ndërsa prezantoi edhe Kryetari i Komunës Besim Ilazi.
Fillimisht anëtarët e KPF-së, u njoftuan me dokumentin propozim vendimi për Buxhetin e Komunës së Kaçanikut për vitin 2020 dhe vlerësimet për vitet, 2021-2022, të cilin e prezantoi drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Ekonomik Bahri Selimi, i cili tha se brenda kategorisë tek investimet kapitale, janë bërë disa lëvizje duke u bazuar në kërkesat e qytetarëve që kanë ardhur nga debatet publike të organizuara. Buxheti total i komunës së Kaçanikut për vitin 2020 është në shumë prej 9,000,530.00 euro, shumë kjo më e larta e buxhetit e arritur që nga paslufta. Ndarjet buxhetore, të cilat janë në përputhje me Qarkoren buxhetore 2020/02 të Ministrisë së Financave:
1- Shpenzime për Paga dhe Mëditje: 5,759,851.00 euro,
2- Shpenzimet e Mallrave dhe Shërbimeve 920,000.00 euro
3- Shpenzimet e Shërbimeve Komunale 170,000.00 euro
4- Subvencionet dhe Transferet 206, 540.00 euro
5- Shpenzimet në Investime Kapitale 1,944,139.00 euro. Ndërkohë anëtarët e KPF-së e vlerësuan këtë dokument si shumë të rëndësishëm për komunën, ndërsa kërkuan më shumë investime në rrjetin e ujësjellësit, duke i përcjellë kuvendit për miratim së bashku me pikat e tjera të rendit të ditës: propozim vendimin për rialokimin e mjeteve buxhetore sipas buxhetit të vitit 2019, propozim vendimin për lejimin e mjeteve buxhetore për realizimin e projektit “ Instalimi i rrjetit të ujësjellësit në f. Shtrazë”, ndërsa në mënyrë unanime miratuan propozim vendimin për lejimin e ndërrimit të destinimit të tokës bujqësore në atë ndërtimore të parcelës kadastrale Nr. 01346-2 Zona Kadastrale Kaçanik i Vjetër, Arë e klasës së 5, në emër të Bekim Xhini, propozim vendimi për lejimin e ndërrimit të destinimit të tokës bujqësore në atë ndërtimore të parcelës kadastrale Nr. 01364-9, Zona Kadastrale Kaçanik i Vjetër, Livadh i klasës së 5, në emër të Bajram Elezi si dhe u informuan përmes informatës së DAK-së, për fillimin e vitit të ri shkollor 2019/2020.























