Rrustem Leti takon me banorët e fshatrave Rogovë dhe Pnish
Kandidati i LDK-së për deputet në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës, Rrustem Leti është takuar me banorë të fshatrave Rogovë dhe Pnish në Zonën e Hasit.
Ai gjatë kësaj vizite ishte i shoqëruar edhe nga kandidatë të tjerë.
Leti ka thënë se besimi i fuqishëm i qytetarëve në LDK-në dhe Vjosa Osmanin si kryeministre në qeverinë e ardhshme, do t'i japë madhështi fitores së kësaj partie në zgjedhjet e parakohshme nacionale të 6 tetorit.
“Sot, në zonën e Hasit vizituam fshatrat Rogovë dhe Pnish, ku bashkë me kandidatë tjerë biseduam me qytetarët e kësaj ane për vizionin plot shpresë të LDK-së.
Besimi i fuqishëm i qytetarëve në LDK-në dhe me Vjosën Kryeministre do t'i jep madhështi fitores tonë”, shkruan Leti në llogarinë e tij në Facebook.
Ndryshe, Rrustem Leti në listën për deputet të LDK-së ka numrin 94.























